Lajme

Berisha viziton Shoqatën e të Shurdhërve të Kosovës: Jemi bashkë për një Prishtinë të barabartë, me mundësi dhe zhvillim!

10/06/2025 21:51
nga:G B

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka vizituar sot Shoqatën e të Shurdhërve të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

“Komuniteti i shurdhër na mëson se heshtja nuk është mungesë zëri, por prani e një mënyre më të thellë të dëgjimit, me sy, duar dhe zemër”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Së bashku me Flintin, në Shoqatën e të Shurdhërve të Kosovës, dëshmojmë çdo ditë se komunikimi nuk njeh kufij.

Komuniteti i shurdhër na mëson se heshtja nuk është mungesë zëri, por prani e një mënyre më të thellë të dëgjimit, me sy, duar dhe zemër.

Jemi bashkë për një Prishtinë të barabartë, me mundësi dhe zhvillim!

J E M I

B A SH KË

PËR PRISHTINË TË BARABARTË

Beka e bon

Mëso më shumë rreth planit dhe kandidaturës së Bekës në:https://www.bekeberisha.com/

#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon