Kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në shenjë përkrahje për gratë dhe vajzat që po përballen me kancerin e gjirit, si dhe për të rritur vetëdijen për kontrollin e hershëm, ka vendosur në sheshin e qytetit fjongot rozë – simboli i fushatës së ndërgjegjësimit kundër kësaj sëmundjeje, raporton Gazeta Blic.
“Muaji Rozë na kujton se kujdesi për shëndetin është përgjegjësi e përditshme, dhe se zbulimi i hershëm shpëton jetë. Le të jemi zë i përbashkët në mbështetje të grave, nënave, motrave e vajzave tona në luftën kundër kancerit të gjirit”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Në shenjë përkrahjeje për gratë dhe vajzat që po përballen me kancerin e gjirit, si dhe për të rritur vetëdijen për kontrollin e hershëm, në sheshin e qytetit janë vendosur fjongot rozë – simboli i fushatës së ndërgjegjësimit kundër kësaj sëmundjeje.
Muaji Rozë na kujton se kujdesi për shëndetin është përgjegjësi e përditshme, dhe se zbulimi i hershëm shpëton jetë.
Le të jemi zë i përbashkët në mbështetje të grave, nënave, motrave e vajzave tona në luftën kundër kancerit të gjirit.
Jemi bashkë


