Lajme

Berisha: Kryetari i komunës së Pejës nuk duhet të udhëheqë me inate, duhet të punojë në të mirë të komunës dhe qytetarëve

10/06/2025 17:41
nga:G B

Ali Berisha, kandidat i AAK-së për kryetar të Pejës, ka thënë se një kryetar nuk duhet të udhëheqë me inate por t’i tejkalojë ato dhe të punojë me të gjithë, në të mirë të komunës dhe qytetarëve të saj, raporton Gazeta Blic.

“Pejës i duhet një kryetar që është i hapur me të gjithë dhe troket në çdo derë për qytetarët e tij. Kështu punohet dhe kështu punoj unë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Kryetari i komunës së Pejës nuk duhet të udhëheqë me inate, përkundrazi, duhet t’i tejkalojë ato dhe të punojë me të gjithë, në të mirë të komunës dhe qytetarëve të saj. Pejës i duhet një kryetar që është i hapur me të gjithë dhe troket në çdo derë për qytetarët e tij. Kështu punohet dhe kështu punoj unë.