Sporti

Pep Guardiola pasi theu rekordin në Premierligë: Do t’i ftoj në një darkë të këndshme Fergusonin dhe Wengerin

10/06/2025 13:20
nga:Lorik J

Pep Guardiola do të ftojë Sir Alex Ferguson dhe Arsene Wenger për darkë pasi theu një tjetër rekord në Premier League.

Fitorja 1-0 e Manchester Cityt ndaj Brentfordit ishte e 250-ta e Guardiolës si trajner në Premier League angleze.

Guardiolës i duheshin vetëm 349 ndeshje për të arritur atë rekord, ndërsa Ferguson te Manchester United dhe Wenger te Arsenal – i duheshin më shumë se 400.

“Është një nder të jem përkrah Sir Alex Ferguson dhe Arsene Wenger, do t’i ftoj në një darkë të këndshme”, tha trajneri i City-t.

“Është kënaqësi të jem pjesë e historisë së Premier Ligës. Jam vërtet i lumtur. Tani synojmë edhe 250 të tjerë”, shtoi Guardiola.

/GazetaBlic Sport