Kandidati për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka quajtur “madhështor” tubimin e mbajtur nga nëndega e qytetit të Malishevës Urbane, raporton GazetaBlic.
Ai tha se ky nuk është përmbyllje e fushatës, por një dëshmi e mbështetjes së madhe për fitoren në zgjedhjet e 12 tetorit.
“Malisheva është bërë bashkë për fitoren tonë të madhe. Faleminderit Malishevë!”, u shpreh ai.
Postimi i plotë:
Madhështore!❤️👏 Nuk është përmbyllja e fushatës, por është vetëm tubimi i jashtëzakonshëm i nëndegës së qytetit të Malishevës Urbane. Malisheva është bërë bashkë për fitorën tonë të madhe më 12 tetor. Faleminderit Malishevë!


