Kandidati për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj, ka vizituar mbrëmë Budakovën, ku u prit me përkrahje nga qytetarët, raporton GazetaBlic.
Ai tha se në këtë takim u dëshmua fuqia e njerëzve që besojnë në punë të mirë, zhvillim dhe drejtësi.
Muharremaj falënderoi për mikpritjen dhe përkrahjen e sinqertë, duke u bërë thirrje qytetarëve që më 12 tetor të votojnë numrin 174.


