Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se ishte presioni diplomatik dhe ushtarak ai që detyroi Hamasin të lirojë pengjet që mban në Gaza. Ai tha:
“Në fazën e dytë, Hamas do të çarmatoset dhe Gaza do të demilitarizohet, qoftë në mënyrën e lehtë, qoftë në mënyrën e vështirë, por kjo do të arrihet.”
Ai gjithashtu shprehu shpresën për rikthimin e të gjitha pengjeve:
“Shpresoj që të gjitha pengjet që mbahen në Gaza të kthehen në ditët në vijim.”
Netanyahu falënderoi edhe presidentin amerikan për mbështetjen:
“Faleminderit shokut tim të dashur, President Donald Trump, për mbështetjen ushtarake ndaj Izraelit.”
Deklarata vjen pas disa ditësh tensioni dhe negociatash mbi lirimin e pengjeve dhe situatën në Gaza./dritare.net/


