Trajneri portugez, Sergio Conceicao, është favoriti për të marrë drejtimin e ekipit Al Ittihad të Arabisë Saudite. 50-vjeçari portugez do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2027. Palët pritet ta finalizojnë marrëveshjen së shpejti.
Conceicao punoi te Milani nga dhjetori 2024 deri në qershor 2025. Ai ka drejtuar gjithashtu Porton, Nantes, Vitoria Guimaraes, Braga, Academica dhe Olhanense.
Më 28 shtator, Al Ittihad njoftoi ndërprerjen e kontratës me francezin Laurent Blanc.
Dy ditë më parë, skuadra pësoi një humbje 0-2 ndaj Al Nassr në raundin e katërt të Kampionatit të Arabisë Saudite. Blanc kishte qenë në krye të Al Ittihad që nga korriku i vitit 2024.
/GazetaBlic Sport/


