Sporti

Drita fitoi 133 mijë euro me barazimin e sotëm në Conference League

10/02/2025 22:28
nga:Lorik J

Ditën e sotme Drita nisi aventurën europiane duke u përballur me KuPS në raundin e parë të Conference League. Kampionët e Kosovës u ndalën në barazim me shifrat 1-1 në transfertë.

Edhe pse mori një barazim në Finlandë, Drita ka mbushur arkat e klubit me rezultatin e sotëm. 133 mijë euro kanë shkuar në drejtim të klubit kosovar pas barazimit në transfertë.

Ndërsa në rast fitoreje, Drita do të kishte mundësinë të fitonte 400 mijë euro. Megjithatë, kampionët e Kosovës do të kenë mundësinë të arrijnë te fitorja në 5 ndeshjet e ardhshme në Fazën e Ligës.