Kryetari i Lipjanit njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune nga LDK-ja në zgjedhjet e 12 tetorit, Imri Ahmeti, ka mbajtur takim me qytetarë në Gumnasellë.
Ahmeti tha se mori mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët e Gumnasellës të cilët dëshmuan besimin e tyre të pakursyer në rrugën e zhvillimit.
“Tubime si ky tregojnë qartë se qytetarët besojnë në programin tonë, i cili nuk është thjesht një listë premtimesh, por një plan i qartë që fokusohet në zhvillim, bujqësi, arsimin dhe shëndetësinë.Përtej fjalëve, me punë, për Lipjanin!Faleminderit Gumnasellë, për këtë mbështetje të jashtëzakonshme” shkruan Ahmeti raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Mbështetje e jashtëzakonshme e qytetarëve punëtorë në Gumnasellë, të cilët dëshmuan besimin e tyre të pakursyer në rrugën e zhvillimit.
Tubime si ky tregojnë qartë se qytetarët besojnë në programin tonë, i cili nuk është thjesht një listë premtimesh, por një plan i qartë që fokusohet në zhvillim, bujqësi, arsimin dhe shëndetësinë.
Përtej fjalëve, me punë, për Lipjanin!
Faleminderit Gumnasellë, për këtë mbështetje të jashtëzakonshme!
#LDK113


