Lajme

Arianit Berisha: Studentët e Prizrenit e duan Shaqir Totajn edhe për 4 vite

10/02/2025 19:00
nga:Genita C

Më 1 Tetor, në 28-vjetorin e demonstratave studentore, Arianit Berisha, kandidat me numrin 22 për asambleist në komunën e Prizrenit u bashkua me studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren për të diskutuar të ardhmen e qytetit, raporton GazetaBlic.

Ai tha se studentët shprehën mbështetjen e tyre për Shaqir Totajn, duke e cilësuar si zgjedhjen e vetme për një Prizren që e duan të gjithë.

Postimi i plotë:

Dje më 1 Tetor, saktësisht 28 vite pas fillimit të demonstratave gjithëpopullore të udhëhequra nga studentët, u bëmë bashkë me studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” për të vendosur për të ardhmen e qytetit.

Studentët e thanë fjalën e tyre, Shaqir Totaj +4 vite kryetar i Prizrenit, si e vetmja alternativë për një qytet që e duam të gjithë!
#PrizreniNëPunë Shaqir Totaj ✅ #PDK 191 ✅ 22 ✅