Futbollisti legjendar francez, Thierry Henry, ka shpjeguar humbjen e Barcelonës ndaj Paris Saint-Germain në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve.
Ekipi katalanas, pavarësisht se kryesonte, në fund humbi 1-2 në shtëpi ndaj kampionëve në fuqi të Evropës.
Henry thotë se Barcelona luajti me një linjë mbrojtëse shumë të lartë, prandaj humbi.
“Nuk mund të luash në Ligën e Kampionëve me një linjë mbrojtëse kaq të lartë. Kur luan kundër ekipeve të mira, ata të ndëshkojnë për këtë dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi”, tha Henry në CBS.
“Ata nuk duan ta ndryshojnë këtë dhe e kuptoj që ndonjëherë trajnerët mund të jenë kokëfortë në qasjen e tyre ndaj lojës, por në ndeshjet e mëdha kjo mund të jetë e kushtueshme”, tha ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës.
/GazetaBlic Sport


