Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit të fushatës elektorale për të parin e kryeqytetit.
Berisha pyet se ‘Kush po e vendos fituesin e Prishtinës’?.
Ai tha se në media e debate po punohet shumë për t’iu bindur se keni vetëm tre kandidatë të njëjtë.
“Kush po e vendos fituesin e Prishtinës? Në media e debate po punohet shumë për t’iu bindur se keni vetëm tre kandidatë të njëjtë. Në studio ka favore, disa marrin mës humë hapësirë, disa të tjerë heshtin, por shikoni Prishtinën sot. Shëndetësia, kultura, jeta e qytetit, asgjë nuk funksionon, zero. Zgjedhjet dhe fituesin nuk e vendosin studiot televizive, vendose prej nesh dhe veç bashkë mundemi me i prish matematikat e tyre. Me 12 tetor i keni veç dy zgjedhje reale, jam unë ose Besa Shahini. Çdo zgjedhje tjetër është rrezik për të ardhmen e fëmijëve tuaj dhe për mirëqenien e secilit.” tha Berisha raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:


