Sporti

Giovanni Leoni i nënshtrohet operimit dhe premton një rikthim të shpejtë

10/02/2025 11:14
nga:Mergim Rreci

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Giovanni Leoni, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar në gju.

“Operacioni mbaroi. Faleminderit të gjithëve për mesazhet. Do të kthehem së shpejti”, shkroi lojtari në rrjetet sociale, transmeton GazetaBlic Sport.

Italiani 18-vjeçar pësoi lëndimin më 23 shtator në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Southampton (2-1), që ishte edhe debutimi i tij për “Reds” nga Merseyside. Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, tha se lojtari ka të ngjarë të humbasë të gjithë sezonin.

Leoni iu bashkua Liverpoolit nga Parma në gusht të këtij viti për një shumë prej 31 milionë eurosh. Kontrata e tij me klubin anglez është e vlefshme deri në qershor të vitit 2031.

/GazetaBlic Sport/