Lajme

Motoristi nga Peja aksidentohet në Rrugën e Kombit

10/02/2025 07:51
nga:G B

Një motoçiklist nga Peja, dyshohet se është aksidentuar të mërkurën në Rrugën e Kombit.

Sipas raportimeve të A2CNN, motoristi po udhëtonte në drejtim të Shqipërisë, dhe i njëjti dyshohet se ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe është rrëzuar në rrugë.

Sipas informacioneve të A2CNN, i lënduari është dërguar për në spitalin e Kukësit pastaj është dërguar për në spitalin e Prizrenit.