Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm drejtuar të rinjve dhe studentëve, duke u zotuar për arsim cilësor, bursa më të mëdha, praktika profesionale me pagesë dhe krijimin e një fondi për vetëpunësimin e të rinjve.
Ai gjithashtu ka premtuar hapjen e qendrave të reja rinore në disa fshatra dhe kthimin e Lipjanit në një qytet universitar. “Ma mirë për studentët. Me PDK-në dhe ekipin tonë fitues. Me mua si Kryetar. Fitorja është e jona!”, ka shkruar Buja në mesazhin e tij.


