Lajme

Diella, ministrja virtuale me Inteligjencë Artificiale ka gjashtë gishta

10/01/2025 19:05
nga:Y I

Diella është e para ministre virtuale me Inteligjencë Artificiale, jo vetëm në Qeverinë Shqiptare, por në mbarë botën.

Prezantimi i Diellës më 11 shtator, si pjesë e kabinetit qeveritar, e para ministres me IA, mori vëmendjen e mediave botërore.

Por sot, shfaqja e Diellës me një veshje ku solidarizohet me ‘Tetorin rozë’, muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, habiti jo pak ku u duk me 6 gishta.

Në dorën e djathtë të Diellës, që e ka mbështetur mbi të majtën, numërohen qartësisht 6 gishta.

Kujtojmë se Diella është ministrja virtuale për të mbikëqyrur prokurimet publike.

/Shqiptarja.com/