Lajme

Arrestohet edukatorja e një çerdhe në Pejë, dyshohet se keqtrajtoi një fëmijë

10/01/2025 16:21
nga:Y I

Një edukatore është ndalur nga Policia për 48-orë nën dyshimin për keqtrajtim të një fëmije në Pejë.

Këtë e konfirmoi për Klankosova zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë Shkodran Nikçi.

“Me urdhër të Prokurorit të shtetit, një edukatore në çerdhe për shkak të ketrajtimit të një fëmije është ndaluar për 48-orë”, tha Nikçi.