Sporti

Xhiroja e parë e Superligës në basketboll luhet këtë vikend, pjesa tjetër e kampionatit shtyhet

10/01/2025 14:25
nga:Mergim Rreci

Xhiroja e parë e Superligës së Kosovës në basketboll do të zhvillohet këtë fundjavë, më 4 dhe 5 tetor.

Ky vendim është mundësuar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë leje për shfrytëzimin e palestrave sportive gjatë këtyre datave, përkundër përgatitjeve që po bëhen për zgjedhjet e ardhshme.

Megjithatë, pjesa tjetër e kampionatit do të shtyhet për shkak të angazhimit të palestrave nga KQZ pas këtyre datave, deri në përfundimin e procesit zgjedhor.