Lajme

Fshatrat Jasiq dhe Gjocaj konfirmojnë përkrahjen e parezervë për Agron Kuçin

09/30/2025 17:58
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut, Agron Kuçi, ka mbajtur takim me banorët e fshatrave Jasiq dhe Gjocaj.

Fshatrat Jasiq dhe Gjocaj të njohura për historinë, natyrën e bukur dhe potencialin e madh turistik, edhe një herë konfirmuan përkrahjen e parezervë për Aleancën dhe për Agron Kuçin.

“Jasiqi dhe Gjocaj si fshatra karakterizohen me natyrë fantastike, resurse të mëdha natyrore e potencial të madh turistik, andaj me fitoren e AAK-së në Junik, këto fshatra pitoreske do të kenë përkrahjen e nevojshme nga Komuna e Junikut, në mënyrë që të zhvillojnë turizmin e të vazhdojnë jetën në këtë pjesë të bukur të Junikut, ku këto fshatra qëndruan ballë lartë e krenare në çdo kohë si portë hyrëse e bjeshkëve të Gjeravicës” tha Kuçi në takim raporton “Gazeta Blic”.

Voto Agron Kuçi 174, zëri i fuqisë, i punës dhe i krenarisë junikase.

Postimi i plotë: