Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

09/30/2025 07:49
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 30 shtator 2025

09:00
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

09:00
Instituti “Octopus” organizon Forumin me temën: “Demokracia nën kërcënim: Zgjedhjet si një fushëbetejë gjeopolitike”. Merr pjesë ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj, ambasadori i Malit të Zi, Bernard Çobaj. (Hotel Sirius)

10:00
Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e 352-të (Salla e takimeve e Këshillit Gjyqësor)

10:00
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), mbanë panel-diskutim publik me temën: Raportimi mediatik mbi marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë. (Europe House, Prishtinë)

11:00
Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) organizon tryezë diskutimi urgjente dhe me rëndësi të lartë publike me temën “Rreziku i ‘Vaping’ pranë Shkollave: Nevoja për Veprim të Përbashkët”. (Hotel Sirius, Prishtinë)

12:00
Mbahet protestë me kërkesën për lirimin e menjëhershëm të ish-policit Arbnor Spahiu, i arrestuar dhe mbajtur padrejtësisht në Serbi, i cili akuzohet për vrasje të rëndë në Banjskë. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

13:00
Hapja solemne e Muzeut të Qytetit të Kaçanikut. (Shtëpia e Kulturës “ Xheladin Kurtaj” Kaçanik)

18:00
Nisma Socialdemokrate vazhdon fushatën për zgjedhjet lokale në Mitrovicë (Restoranti Vapiano, Mitrovicë)

19:00
Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubim elektoral në Prishtinë Dega IV. (Salla e Kuqe/Pallati i Rinisë)

19:00 – 20:30
Fushata zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës:

19:00 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Lipjanit. (Shkolla Fillore “Vëllezërit Frashëri”, Salla e sportit)

19:00 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Prishtinës. (Shkolla Fillore “Pavarësia”, Mati 1)

20:30 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Drenasit. (Shkolla Fillore “Luigj Gurakuqi”)