Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se është miratuar buxheti në vlerë prej 21.5 milionë euro për këtë komunë, raporton Gazeta Blic.
“Buxheti për vitin 2026 me 15 vota PËR, 1 kundër dhe asnjë abstenim. Buxheti kap vlerën 21,547,734.00€ dhe synon të realizojë një sërë projektesh të rëndësishme për zhvillimin e komunës sonë”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
MIRATOHET BUXHETI PËR VITIN 2026, MBI 21.5 MILIONË EURO PËR PROJEKTE QË TRANSFORMOJNË RAHOVECIN
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, u miratua buxheti për vitin 2026 me 15 vota PËR, 1 kundër dhe asnjë abstenim. Buxheti kap vlerën 21,547,734.00€ dhe synon të realizojë një sërë projektesh të rëndësishme për zhvillimin e komunës sonë.
Urime të gjithë qytetarëve të Rahovecit!


