Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka theksuar nevojën për më shumë hapësira të gjelbra në qytet, raporton GazetaBlic.
Ai u shpreh se çdo lagje duhet të ketë vendin e vet për relaks, ku qytetarët të mund të çlodhen, të shëtisin dhe të kalojnë kohë me familjen e shoqërinë.
Berisha premton një plan konkret për kthimin e gjelbërimit në përditshmëri dhe paralajmëroi simbolikisht “piknikun e parë bashkë” shumë shpejt.


