Lajme

Ku e kanë “të sigurt” fitoren partitë në zgjedhjet lokale?

09/28/2025 14:53
nga:G B

Nga 38 komunat e Kosovës, vetëm në gjashtë prej tyre nuk është ndërruar partia fituese qysh nga zgjedhjet e para pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në Deçan ka fituar gjithnjë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; në Drenas e Kaçanik, Partia Demokratike e Kosovës; në Istog e Fushë Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës; dhe, në Mamushë, Partia Demokratike Turke e Kosovës./REL

Shënim: Në vitin 2009 nuk ishin mbajtur zgjedhje lokale në Mitrovicë të Veriut, pasi ato ishin bojkotuar nga serbët lokalë. Për komunën e Parteshit shfaqen të dhënat për zgjedhjet e mbajtura më 2010, ndërsa edhe në komunat e tjera të banuara me shumicë serbe ishte vërejtur bojkotim i këtyre zgjedhjeve, që ishin të parat pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.