Lajme

Ali Berisha pret në Pejë Ardian Gjinin: Kryetari i Gjakovës ka transformuar për të mirë në të gjitha aspektet Komunën e tij!

09/28/2025 14:06
nga:G B

Ali Berisha, kandidat i AAK-së për kryetar të Pejës, ka pritur në takim Ardian Gjinin, kandidatin për kryetar të Gjakovës, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se Gjini e ka transformuar komunën e tij në të gjitha aspektet për mirë.

Postimi i tij i plotë:

Kënaqësi ta pres sot në Pejë Kryetarin që ka transformuar për të mirë në të gjitha aspektet Komunën e tij!

Ardian Gjini, Kryetari i Gjakovës, është shembulli më i mirë se si kombinohet vizioni i avancimit të komunës me interesin nacional.