Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, thotë se arsimi ka degraduar dhe është politizuar, ku thekson se për çështje në shkollat tona paguajn nxënësit dhe prindërit, raporton GazetaBlic.
Berisha thotë pse duhet që nxënësit të paguajn, ku pyet se ku është komuna dhe Drejtoria e Arsimit.
Ai thekson se me 12 tetor do t’i japim fund njëherë e mirë kësaj neglizhence dhe arrogance të pushtetit aktual.
Postimi i plotë:
Pse duhet që nxënësit dhe prindërit të paguajnë për çdo shpenzim që ka shkolla? Ku është komuna? Ku është Drejtoria e Arsimit?
Më 12 tetor, i japim fund njëherë e mirë kësaj neglizhence dhe arrogance të pushtetit aktual. Më 12 tetor, rikthehemi për Pejën tonë 🫶🏼


