Lajme

Agim Aliu: Jemi kampion të ndërmarrësisë në Kosovë, nuk pres shirita dhe nuk promovoj projekte për zgjedhje!

09/27/2025 11:15
nga:Y I

I ftuari i radhës në ‘Blic Interview me Astrit Gashin’ është kryetari i Ferizajt njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 12 tetorit, Agim Aliu.

Aliu tha se Ferizaji është shndërruar në kryeqendrën e zhvillimit ekonomik, e krejtë kjo falë bizneseve të fuqishme dhe politikave komunale.

Ai ka përmendur investimet që ka bërë qeverisja e tij, duke veçuar edhe shumat financiare të investuara, të cilat sipas tij përsëri nuk i përmbushin kërkesat qytetare.

Kryetari i Ferizajt u shpreh se nuk pret shirita dhe nuk promovon projekte vetëm për shkakun se janë zgjedhjet duke theksuar se këto projekte do të përfundojnë pas zgjedhjeve.

Aliu u shpreh se kandidatët e PDK-së në komunat ku kjo parti është tashmë në qeverisje, do të përformojnë mirë dhe janë favorit për fitore.

Për këto dhe shumë tema të tjera mund të ndiqni intervistën e plotë të kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, duke filluar nga ora 17:05 minuta në kanalin zyrtar të “Gazeta Blic” në Yotube dhe Rtv Dukagjini!

/Gazeta Blic/