Lajme

Çeku: Taukbahçe, ashtu si shumë lagje të tjera, ka nevojë për shërbime të afërta, infrastrukturë të mirë dhe hapësira për komunitetin

09/25/2025 22:41
nga:Sh R

Hajrullah Çeku, kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje, për kryetar të kryeqytetit, mbrëmë ka vizituar banorët e Taukbahçes, ku u bashku edhe alpinistja Uta Ibrahimi, raporton GazetaBlic.

Çeku thotë se diskutuan për problemet e përditshme dhe për potencialin e madh të bizneseve përkundër përkrahjes.

Ai thekson se kjo lagje ka nevojë për shërbime të afërta, infrastrukturë të mirë dhe hapsira për komunitetin.

Postimi i plotë:

Mbrëmë pasdite u takuam me banorët e Taukbahçes, ku na u bashkua edhe alpinistja jonë, Uta Ibrahimi.

Fushatën po e zhvillojmë me bashkëbisedime të drejtpërdrejta, prej të cilave marrim shumë energji, por njëkohësisht shohim se sa të neglizhuar ndihen banorët nga niveli lokal.

Në këtë lagje diskutuam për problemet e përditshme dhe për potencialin e madh të bizneseve, përkundër mungesës së përkrahjes.

Taukbahçe, ashtu si shumë lagje të tjera, ka nevojë për shërbime të afërta, infrastrukturë të mirë dhe hapësira për komunitetin.

Zgjidhjet tona konkrete përfshijnë rrugë dhe trotuare të rregulluara, ndriçim publik, mbështetje për bizneset lokale përmes fondeve e lehtësirave, si dhe shërbime komunale të qasshme në nivel lagjeje.

Prishtina duhet të jetë një qytet që funksionon për secilin, me lagje të gjalla, të mbështetura dhe me zgjidhje të qarta për sfidat e përditshme të banorëve.