Analisti Avni Arifi,në një prononcim për Gazeta Blic, lidhur me vizitën e presidentes në SHBA, ka thënë se nuk është vizitë bilaterale.
Sipas Arifit, në Asamblenë e Përgjitshme të OKB-së duhej të ishin të pranishëm edhe Kryeministri dhe Minstrja e Jashtme, por shkaktar i mungesës së tyre është mos-formimi i Qeverisë.
“Është Asambleja e Pergjithshme e OKB-së ku krejt burrat e shteteve të krejt botës janë aty. Këtu është dasht me qenë edhe Kryeministri edhe Ministrja e Jashtme por Kosova nuk i ka pasi që partia që i ka fitu zgjedhjet ka zgjedhë bllokimin e shtetit. Një shansë i humbur për lobim dhe PR të Kosovës”- u shpreh ai.
Arifi vizitën në SHBA e cilësoi shumë të rëndësishme por sipas tij SHBA-të i kanë treguar Kurtit dhe osmanit se kjo marrëdhënie varet nga veprimet e tyre në Kosovë.
“Vizita ne SHBA gjithmonë është e rendësishme por në këtë rast SHBA i ka treguar edhe Kurtit edhe Osmanit se kjo marrëdhënie varet nga veprimet e tyre në Kosovë”- theksoi ai.
“Kot shkon kur i linqon gjykatsit e Kushtetueses dhe Supremes”- përfundoi Arifi për Gazeta Blic.


