Sporti

Shokon Wayne Rooney: Po të mos ishte gruaja ime, do të isha i vdekur

09/24/2025 21:49
nga:Mergim Rreci

Ish-sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ka folur hapur për luftën e tij me alkoolin dhe ka pranuar se gruaja e tij, Coleen, e shpëtoi gjatë periudhës së tij më të errët.

Duke folur me ish-shokun e skuadrës Rio Ferdinand, Rooney tha se po hynte në një periudhë të rrezikshme dhe nuk donte ta ndante barrën e tij me askënd.

“Erdhi një kohë kur po e teproja. Ishte një periudhë kur po luftoja me alkoolin. Nuk mund të flisja me askënd, nuk doja që askush të mbante barrën time. Besoj vërtet se nëse nuk do të ishte ajo pranë meje, do të isha i vdekur”, tha sulmuesi legjendar.

/GazetaBlic Sport/