Lajme

Kandidati i AAK-së për Junikun: Do të fitoj pa balotazh

09/25/2025 12:05
nga:Genita C

Kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut, Agron Kuqi, ka ngritur shqetësimin për largimin masiv të të rinjve nga komuna, duke e lidhur këtë fenomen me mungesën e një ekonomie të qëndrueshme.

“Për faktin se kemi një largim masiv të të rinjve, Juniku nuk ka një ekonomi të fuqishme,” deklaroi Kuqi.

Megjithatë, ai u shpreh i sigurt në mbështetjen qytetare dhe tha se më 12 tetor, AAK-ja do të fitojë pa pasur nevojë për balotazh.

“Duke marrë parasysh disponimin e qytetarëve, ne pa balotazh do të jemi fitues më 12 tetor,” shtoi ai për GazetaBlic.