Sporti

Mesjavë e ‘zjarrtë’ në Superligën e Kosovës, përballje shumë interesante

09/23/2025 16:33
nga:Mergim Rreci

Skuadra elitare të Kosovës, rikthehen në aksion të enjten më ndeshjet e xhiros së gjashtë.

Kjo mesjave për adhuruesit e futbollit tonë, sjellë disa superduele, ku spikat derbi mes Ballkanit dhe Dritës.

Ballafaqim interesant pritet edhe në përballjën e kryeqytetit mes Prishtinës dhe Prishtinës së Re, derisa sfida të rëndësishme pritet të luhen edhe në ndeshjet Dukagjini-Llapi, Gjilani-Drenica dhe Malisheva-Ferizaj.

Superliga / Java e gjashtë

Të enjten takohen:

15:00, Ballkani-Drita

15:00, Dukagjini-Llapi

15:00, Gjilani-Drenica

15:00, Malisheva-Ferizaj

20:15, Prishtina-Prishtina e Re