Sporti

Hyri në fushë, kërcënoi gjyqtarët dhe i priti tek vetura e tyre – Procedurë disiplinore ndaj Kastriot Kafexhollit

09/23/2025 16:25
nga:Mergim Rreci

Komisioni Disiplinor i FFK-së, ka publikuar vendimet nga ndeshjet e xhiros së kaluar.

Në mesin e shumë vendimeve të marra është iniciuar procedurë disiplinore ndaj zyrtarit të skuadrës së Malishevës, Kastriot Kafexholli.

Pas përfundimit të ndeshjes, edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokollin zyrtar të ndeshjes, ai hyri në fushë dhe fillon të kërcënojë dhe ofendojë gjyqtarët, duke shkaktuar tollovi, për të cilën është dashur ndërhyrja e policisë.

Më pas, i njëjti ka pritur gjyqtarët deri te vetura dhe ka vazhduar me ofendime. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva –Prishtina.

/GazetaBlic Sport/