Lajme

Ferit Idrizi premton 1 milion euro në mandatin e ri per rininë Vushtrriase!

09/23/2025 11:27
nga:Y I

Kryetari i Vushtrisë, Ferit Idrizi, ka premtuar  se në mandatin e dytë do të ndahet buxhet në vlerën 1 milion euro për t’ia detikuar rinisë.

Idrizi tha se kjo do të bëhet realitet pas 12 tetorit pasi rinia vushtriase meriton më mirë.

“1 milion euro do të jetë buxheti i mandatit tonë të dytë, i dedikuar për ata që janë e ardhmja jonë. Pas 12 tetorit, këtë e bëjmë realitet, sepse rinia jonë meriton ma mirë” shkruan Idrizi raporton “Gazeta Blic”.

Ai bëri të ditur se rreth 700 mijë euro gjatë katër viteve të fundit i kanë investuar në aftësim profesional, kurse të gjuhëve të huaja e programim, si dhe në bursa e shpërblime për rininë.

“Si rezultat i kësaj, mbi 3 mijë të rinjve u kemi krijuar mundësi që të depërtojnë më lehtë në tregun e punës.Një nga premtimet më të përzemërta për mandatin tim të ri e bëra publik pikërisht në SPEEEX Education, ku qindra të rinj të Vushtrrisë janë aftësuar në programim dhe gjuhë të huaja. Përveç këtij institucioni, rinia jonë është aftësuar edhe në qendra të tjera të licensuara për gjuhë të huaja dhe në qendra të aftësimit profesional si Diakonie Training Center” tha Idrizi raporton “Gazeta Blic”.

Feriti Idrizi kandidon në zgjedhjet e 12 tetorit për edhe një mandat për të aprin e Vushtrrisë.

Postimi i plotë:

Rreth 700 mijë euro gjatë 4 viteve i kemi investuar në aftësim profesional, kurse të gjuhëve të huaja e programim, si dhe në bursa e shpërblime për rininë tonë.

Si rezultat i kësaj, mbi 3 mijë të rinjve u kemi krijuar mundësi që të depërtojnë më lehtë në tregun e punës.

Një nga premtimet më të përzemërta për mandatin tim të ri e bëra publik pikërisht në SPEEEX Education, ku qindra të rinj të Vushtrrisë janë aftësuar në programim dhe gjuhë të huaja. Përveç këtij institucioni, rinia jonë është aftësuar edhe në qendra të tjera të licensuara për gjuhë të huaja dhe në qendra të aftësimit profesional si Diakonie Training Center.

1 milion euro do të jetë buxheti i mandatit tonë të dytë, i dedikuar për ata që janë e ardhmja jonë. Pas 12 tetorit, këtë e bëjmë realitet, sepse rinia jonë meriton ma mirë.

#mamirëpërVushtrrinë #FeritIdrizi191