Lajme

Një nga viktimat e aksidentit në Klinë është nga Deçani

09/23/2025 09:03
nga:Y I

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Zajm të Klinës, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për klankosova se njëri nga viktimat është nga komuna e Deçanit.

Policia bëri të ditur se ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.