Sporti

Pau Cubarsi: ‘Shumë krenar që përfaqësoj klubin më të mirë në botë’

09/22/2025 20:52
nga:Lorik J

Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, ka folur për përvojën e tij në galanë e Topit të Artë 2025, duke theksuar krenarinë, përqendrimin dhe rritjen personale.

“Shumë krenar që përfaqësoj klubin më të mirë në botë”, tha Cubarsi, duke reflektuar mbi praninë e tij në këtë ngjarje së bashku me shokët e ekipit të Barcelonës.

Për lojën e tij mbrojtëse, ai shtoi: “Unë punoj shumë çdo ditë dhe gjithçka vjen me kohën.”

Cubarsi foli gjithashtu për përshtatjen e shpejtë ndaj sfidave të reja: “Koha kalon shpejt. Si unë ashtu edhe Lamine kemi përparuar shpejt. Duhet të shijosh çdo fazë.”

Ai foli për personalitetin e tij në fushë, duke thënë: “Qetësia më vjen natyrshëm; gjithmonë është reflektuar në lojën time. Më ka ndihmuar shumë, megjithëse ndonjëherë përpiqem t’i sjell edhe më shumë qetësi ndeshjes.”

/GazetaBlic Sport