Lajme

“Hipokrizia ka emër: Albin Kurti”/ Demhasaj: Ai sulmon gjykatat vendore por jo edhe Gjykatën Speciale, pasi aty është në pyetje UÇK-ja

09/22/2025 16:44
nga:G B

Analisti politik, Arton Demhasaj, ka reaguar ndaj deklaratës së Kurtit për Gjykatën Speciale, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti u bën sulme të pandalshme gjykatave vendore dhe asaj Kushtetuese, ndërsa jo edhe Dhomave të Specializuara në Hagë dhe kjo pasi aty është në pyetje UÇK-ja.

“Hipokrizia ka emër: Albin Kurti”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Të gjitha gjykatave vendore – të rregullta, madje edhe Gjykatës Kushtetuese – ju bën vlerësime politike e sulme të pandalshme…

Por Dhomave të Specializuara në Hagë, jo! Pse? Sepse aty është në pyetje UÇK-ja!

Hipokrizia ka emër: Albin Kurti!