Lajme

Statovci diskuton problemet me qytetarët e Dragodanit

09/22/2025 16:15
nga:G B

Jeta Statovci, bartëse e listës së Guxo në zgjedhjet e 12 tetorit, ka bashkëbiseduar sot me qytetarët e Dragodanit, raporton Gazeta Blic.

“Folëm për problemet me rrugët e pashtruara, që vështirësojnë lëvizjen e qytetarëve dhe e bëjnë të pamundur qasjen për personat me nevoja të veçanta; sikurse rruga “Spiro Moisiu””, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i saj i plotë:

Dragodani, me 118

Folëm për problemet me rrugët e pashtruara, që vështirësojnë lëvizjen e qytetarëve dhe e bëjnë të pamundur qasjen për personat me nevoja të veçanta; sikurse rruga “Spiro Moisiu”. Ndërsa në zonën afariste, mungesa e linjave të transportit publik ua vështirëson shumë të rinjve dhe të rejave shkuarjen në vendet e punës.

Në kete vizitë ishim me Lumnie Paci Berisha 35