AC Milan ka siguruar një tjetër fitore të madhe në Serie A.
Rossonerët triumfuan me rezultat 0 me 3 ndaj Udineses, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një paraqitje e shkëlqyeshme e skuadrës së drejtuar nga Allegri, e cila triumfoi me dy golat e Pulisic dhe një tjetër të Fofana.
Pas 4 ndeshjeve, AC Milan ka tre fitore dhe një humbje, duke arkëtuar 9 pikë.
/GazetaBlic Sport/


