Lajme

Tersteniku 1 e 2 konfirmojnë mbështetjen për Hajdarin e PDK-në

09/20/2025 22:18
nga:Y I

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, ka thënë se Tersteniku 1 dhe 2 i kanë dhënë sërish mbështetje të fuqishme PDK-së, duke e quajtur këtë takim një atmosferë të jashtëzakonshme dhe me diskutime të thelluara për problemet e qytetarëve.

“Çdo moment në këtë fushatë të jashtëzakonshme është një hap më afër 12 tetorit, kur shërbimi i vërtetë për qytetarët tanë fillon. PDK-ja e ka të qartë si dëshiron ta shohë Drenasin. Qytetarët e Drenasit e shohin njësoj”, tha Hajdari.

#mamireperDrenasin #MePetritHajdariPDK191