Kandidati i LDK-së për kryetar të Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar se është mbajtur aktiviteti ‘Vrapimi i Gjeneratës 2008’.
Gashi tha se së bashku me nënkryetarin e Federatës Olimpike të Kosovës, Arben Fetahu, dhe Drejtoreshën e DKRS-së, znj. Liridona Shabani, ndoqën aktivitetin sportiv “Vrapimi i Gjeneratës 2008”, i zhvilluar në Stadiumin “Agron Rama” në bashkëpunim me Federatën Olimpike të Kosovës.
“Në garë morën pjesë nxënësit e Gjimnazit “17 Shkurti” dhe të Shkollës Teknike “Ismail Dumoshi”, gjenerata e lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës (2008).
Fitueset nga vajzat 1.Erisa Grajçevci 2.Leona Dobratiqi 3.Laurenta Miftari Fituesit nga djemtë 1.Ahmed Paloji 2.Erion Berisha 3.Koletin Sollova” shkruan Gashi raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
U mbajt aktiviteti “Vrapimi i Gjeneratës 2008”
Së bashku me Nënkryetarin e Federatës Olimpike të Kosovës, z. Arben Fetahu, dhe Drejtoreshën e DKRS-së, znj. Liridona Shabani, ndoqëm aktivitetin sportiv
“Vrapimi i Gjeneratës 2008”, i zhvilluar në Stadiumin “Agron Rama” në bashkëpunim me Federatën Olimpike të Kosovës.
Në garë morën pjesë nxënësit e Gjimnazit “17 Shkurti” dhe të Shkollës Teknike “Ismail Dumoshi”, gjenerata e lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës (2008).
Fitueset nga vajzat
1.Erisa Grajçevci
2.Leona Dobratiqi
3.Laurenta Miftari
Fituesit nga djemtë
1.Ahmed Paloji
2.Erion Berisha
3.Koletin Sollova
Urime për të gjithë pjesëmarrësit!


