Lajme

Cakolli: Ferizaji ka nevojë për frymarrje jo vetm beton, urgjentisht i duhen hartat zonale të cilat mungojnë prej 2018

09/18/2025 19:10
nga:Y I

Kandidatja për asamble Komunale në Ferizaj nga LDK, Denisa Cakolli, e cila vazhdon studimet për inxhinieri ndërtimi tha se së bashku me kryetarin, Visar Azemi, do të sjellin një Ferizaj më te qëndrueshëm dhe më të jetueshëm për të gjithë .

Cakolli tha se Ferizajit i duhet një plan zhvillimor dhe urgjentisht i duhen hartat zonale të cilat mungojnë prej vitit 2018.

Ajo tha se ky qytet ‘ka nevojë për frymarrje jo vetëm beton’.

“Jam Denica Cakolli, jam studente në inxhenierinë e ndërtimit pranë Universitetit të Prishtinës dhe gjithashtu jam kandidate për asamblen komunale në Ferizaj.Gjatë studimeve dhe përvojës time si inxhiniere e ndërtimit kam mësuar se një qytet nuk ndërtohet vetëm me beton por ndërtohet me plan, rregulla dhe vizion. Ferizajit i duhet një plan zhvillimor dhe urgjentisht i duhen hartat zonale të cilat na mungojnë prej vitit 2018. Ferizaji ka nevojë për frymarrje jo vetëm beton. Unë jam këtu për juve bashkë me kryetarin Visar Azemi kemi me sjellë një Ferizaj me te qëndrueshëm, më të jetueshëm për të gjithë juve” tha Cakolli raporton “Gazeta Blic”.

Postimi  i plotë: