AAK do t’i fitojë komunat ku qeverisë dhe Prishtinën.
Kështu vlerëson Bekë Berisha, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Prishtinës.
“Aleanca do t’i mbajë komunat që i kemi pasur por aty ku është Aleanca edhe në bashkëqeverisje, edhe në udhëheqje, shihet ndikimi ynë dhe puna jonë e mirë, këtë fushatë e kemi quajtur dritë për komunat, po shpresojmë kësaj radhe të sjellim dritë për Prishtinën”, tha ai në një intervistë për Gazeta Blic.
Ai ka thënë se nuk është në garë me historinë e Aleancës se a do të fitojë më shumë vota apo jo, por është në garë me kandidatët e partive tjera për Prishtinën.
Sipas tij, ata janë provuar dhe s’kanë pasur sukses.
“Kjo është një pyetje me finokri. Unë nuk jam në garë me historinë e Aleancës, nuk jam në garë me kandidatët që kanë qenë para meje, unë jam në garë bashkë me ata që janë aktual kandidatë, por me një program të mirëfilltë, të cilin do ta zbatoj. Nuk është çështja unë të kthehem ta lë programin e të gjitha, e të bëj garë me historinë e Aleancës por do të konkurroj me një program të mirë, me këta kandidatë që i kanë propozuar partitë tjera dhe që fatkeqësisht kanë qenë të provuar dhe nuk kanë pasur sukses. Po mendoj të sjell një frymë të re të kryerjes së punës dhe garën e kam me kandidatët aktual këtu, jo me histori”, deklaroi Bekë Berisha./Gazeta Blic/


