Lajme

Dy të lënduar nga aksidenti në Ulpianë

09/17/2025 17:14
nga:Y I

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku i ndodhur pasditën e së mërkurës në lagjen ‘Ulpianë’ të kryeqytetit.

Këtë e konfirmoi për Klankosova zëdhënësi i Prishtinës, Enis Pllana.

I njëjti konfirmoi se të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor.

“Ndërsa me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana.

Aksident trafiku në Ulpianë, në vendngjarje edhe ambulanca