Lajme

Kush e pason Dumanin? Hapet gara për kreun e ri të SPAK

09/17/2025 10:27
nga:N K

Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi sot garën për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, 3 muaj para përfundimit të mandatit të kreut aktual të këtij institucioni, Altin Dumani.

Aplikimet do të pranohen për një periudhë 3-javore, duke përfunduar më 8 tetor të këtij viti, shkruan A2 CNN.

Sipas ligjit, mandati i Dumanit zgjat 3 vjet. Ai është drejtuesi i dytë i këtij institucioni, më parë postin e ka mbajtur Arben Kraja.