Kapiteni i Vushtrrisë, Daut Maxhuni është dënuar me dy ndeshje pezullim dhe 850 euro gjobë.
Pas ndeshjes ndaj KF Lirisë, ai goditi dhe dëmtoi mikrofonin qendror të produksionit televiziv, andaj edhe hyri në procedurë disiplinore, shkruan GazetaBlic Sport.
Ja njoftimi i plotë:
Lojtari i KF Vushtrria, Daut Maxhuni (fanella nr. 20), është ndëshkuar nga Komisioni Disiplinor me dy ndeshje moslojë pas incidentit të ndodhur pas ndeshjes ndaj KF Lirisë, ku ai goditi dhe dëmtoi mikrofonin qendror të produksionit televiziv.
/GazetaBlic Sport/


