Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, ka ftuar Edon Zhegrovën për ndeshjen e sotme në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.
Tudor tha të premten, para ndeshjes kundër Interit, se Zhegrova do të rikthehej në aksion kundër Hellas Verona gjatë fundjavës, duke humbur takimet me Nerazzurrët dhe Borussia-n, por që kroati e ka ftuar sulmuesin kosovar dhe mund t’i ofrojë minuta në ndeshjen e sotme, transmeton GazetaBlic Sport.
Zhegrova iu bashkua Juventusit nga Lille në ditën e fundit të afatit, por nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare që nga dhjetori.
La lista dei ⚪️⚫️ convocati per l’esordio stagionale in #UCL 📜#JuveBVB pic.twitter.com/uA2Yf503Mc
— JuventusFC (@juventusfc) September 16, 2025
/GazetaBlic Sport/


