Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka falënderuar banorët e fshatrave Dubravë dhe Shaptej për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe liderit të saj, Ramush Haradinaj, raporton GazetaBlic.
Ai tha se këto dy fshatra kanë qenë dhe do të mbeten mbështetje e palëkundur për AAK-në, gjë që, sipas tij, u dëshmua edhe në takimet e mbajtura sonte.
“Jemi bashkë si gjithmonë,” shkroi Ramosaj, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen.


