Klubi gjerman Borussia Monchengladbach është ndarë nga trajneri Gerardo Seoane pas vetëm tre ndeshjesh në sezonin e ri.
Borussia humbi 0-4 në shtëpi ndaj Werder Bremen në fundjavë.
Trajneri i ekipit nën-23 vjeç, Eugen Polanski, fillimisht do të marrë rolin e trajnerit të përkohshëm, shtoi Borussia M’gladbach.
Martin Demichelis është kandidati për pozicionin e lënë bosh nga Seoane.
Me këtë shkarkim, Bundesliga ka pësuar tashmë ndryshimin e dytë të trajnerit deri në raundin e tretë të sezonit të ri. Bayer Leverkusen u nda nga ten Hag para pushimit ndërkombëtar dhe pas vetëm dy ndeshjeve të ligës.
/GazetaBlic Sport


