Lajme

Cakolli, Haxhiut: Në vend që të akuzoni, keni edhe 24 orë afat që të ndjekni procedurat ligjore të ankesës për Listën Serbe

09/14/2025 15:59
nga:Genita C

Eugen Cakolli, KDI, i ka reaguar ministrës në detyrë Albulena Haxhiu pas deklaratës së saj se shoqëria civile po qëndron e heshtur ndaj fushatës së Listës Serbe, raporton GazetaBlic.

Cakolli theksoi se fushatat e Listës Serbe shpesh janë ndërtuar mbi gjuhë nxitëse dhe fyese ndaj institucioneve të Kosovës, duke sjellë si shembull një baner të përdorur gjatë hapjes së fushatës, ku ishte shfaqur emri i Milan Radoiçiqit, një person i lidhur me terrorizmin, i kamufluar si kandidati për kryetar komune.

Ai kërkoi që ky rast të adresohej në PZAP, duke shtuar se Lista Serbe duhet të distancohet publikisht nga përdorimi i këtij emri ose të përballet me gjoba.

Cakolli kritikoi ministren për akuza ndaj shoqërisë civile dhe bëri thirrje që përfaqësuesit e pushtetit të ndjekin procedurat ligjore, duke iu referuar afatit ligjor të mbetur për ankesat.